PARTNERS & CO-FOUNDERS

        adriatic-ipa.jpg

                    eu.jpg


Supporting Intermodal transport solution in the Adriatic Sea


Rezultatet e Projektit

Rezultatet e Projektit

Qëllimi kryesor i projektit është tu sigurojë aktorëve të rëndësishëm të fushës informacion "të gatshëm për përdorim" mbi trafikun e mallrave. Rezultati i njohurive në rritje, në veçanti mbi matricën Origjinë/Destinacion, dhe i kapaciteteteve në rritje për parashikimin e tendencave të ardhshme, përmes modelit për trafikun e mallrave të dhënë nga NTUA, do të lejojë përzgjedhje më të mirë të komunikimit dhe politikave për të promovuar zgjidhjet intermodale të transportit detar-hekurudhor drejt operatorëve të logjistikës. Për më tepër, paraqitja e një tabloje të qartë të lidhjeve detare që lidhin dy brigjet e detit Adriatik si shërbime të integruara me mënyrat e transportit tokësor, do të rezultojë në rritjen e atraktivitetit të zgjidhjeve intermodale të transportit për operatorët e logjistikës. Krahasimi i fluksit të mallrave me flukset e eksportit dhe importit të rajoneve në të cilat ndodhen portet e partneritetit, do t’ju sigurojë gjithashtu politikëbërësve të dhëna mbi kapacitetin e infrastrukturave portuale lokale që do t'i shërbejnë ekonomisë lokale. Të dhënat mbi kapacitetin e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore dhe efekti i dyndjes dhe bllokimit do të përdoren për dhënien e prioriteteve për investimet, për vlerësimin e veprimeve për promovimin e transportit intermodal (stimujt, mbështetje të teknologjive të reja) dhe politikat e synuara mjedisore. Për më tepër, problemet e lidhura me dyndjen dhe bllokimet e identifikuara, do të ndikojnë në vendimet e operatorëve të logjistikës drejt mënyrave të ndryshme të transportit që do të përdorin. Projekti mbështet konkretisht transportin intermodal, duke kontribuar për të zgjidhur  "pengesat fundore" që prekin portet e Adriatikut, ku përfshihen problemet organizative dhe infrastrukturore që lidhen me operacionet  hekurudhore (manovrat) për lëvizjen e trenave nga stacioni hekurudhor në port dhe në terminalet e e faciliteteve të logjistikës. Rezultati i pritshëm është përmirësimi i kuadrit ligjor për të mbështetur këtë zgjidhje intermodale. Së fundi, projekti ofron për popullsitë lokale informacion rreth mundësive të punës në sektorët e porteve dhe në fushën e transportit detar dhe do të shpërndajë mjete të vlefshme transnacionale për trajnimin mbi sigurinë në porte.

 

Rreth projektit INTERMODADRIA. Sfidat që do të ndërmerren

Promovimi i zgjidhjeve të transportit intermodal për flukset e mallrave që përshkojnë detin Adriatik, kërkon koordinimin e strategjive kombëtare dhe rajonale për promovimin e intermodaliteteve për të rritur atraktivitetin e kësaj mënyre alternative transporti për trafikun ndërkombëtar të mallrave që transportohet në dhe përmes zones së programit. Për më tepër, zona e programit IPA mbulon territoret e disa shteteve anëtarë / kandidatë / anëtarë të mundshëm të BE-së, përfshin një fragmentim të konsiderueshëm të infrastrukturave, një numër të lartë palësh të interesuara në çështjet e transportit dhe logjistikës, si edhe një shumicë autoritetesh, politikash dhe procedurash. Prandaj, bashkëpunimi ndërkufitar është dimensioni i vetëm që mund të ofrojë kornizën për një koordinim efikas të veprimeve nacionale dhe lokale për të mbështetur aktivizimin e shërbimeve intermodale. Kjo është veçanërisht e vërtetë në rastin e rrugëve të kalimit nga lindja drejt perëndimit në detin Adriatik.

Projekti Intermodadria përballet me probleme lokale dhe rajonale që mund të mposhten vetëm nëpërmjet një qasjeje të koordinuar në nivel transkombëtar midis aktorëve të rëndësishëm të fushës.

Kërkesa për bashkëpunim ndërkufitar është edhe më e nevojshme kur institucionet që mbikqyrin flukset e transportit dhe infrastrukturat e transportit kanë nevojë për koordinimin e strategjive për promovimin e transportit detar me transportin tokësor, për shkak të kuadrit të ndryshëm organizativ në nivel kombëtar.