PARTNERS & CO-FOUNDERS

        adriatic-ipa.jpg

                    eu.jpg


Supporting Intermodal transport solution in the Adriatic Sea


Struktura e Projektit

Struktura e Projektit


Fokusi në pjesën qendrore dhe jugore të zonës së programit është në përputhje me dimensionet e porteve të përfshira, me lidhjet detare ekzistuese që kalojnë detin Adriatik dhe me problemet e zonës, veçanërisht problemi i rrezikut të izolimit. Qëllimi për të ndikuar mbi politikat e ndryshme të transportit dhe kontributi në koordinimin e tyre është përkrahur nga rezultatet e iniciativave të mëparshme, si: projekti WATERMODE (4 partnerë të përfshirë direkt ose indirekt), i cili siguron të dhëna për përmirësimet e infrastrukturës logjistike në zonën e programit dhe mjetet transkombëtare për trajnim mbi sigurinë; projekti DEVELOPMED (Rajoni i Marches si udhëheqës dhe porti i Barit i përfshirë), i cili ka ofruar strategjitë lokale për fuqizimin e atraktivitetit të zonave të portit. Për më tepër, përfshirja e NTUA me përvojën e saj të besueshme në analizën e flukseve të mallrave dhe disponueshmërinë e modelit të transportit CUBE, ofron një vlerë të shtuar të konsiderueshme për projektin, si edhe për kapacitetin e tij për arritjen e rezultateve të pritshme për infrastrukturat dhe flukset e trafikut. Konkretisht, të dhënat e mbledhura në paketën e punës WP3 do të perpunohen nga modeli i transportit CUBE dhe do krahasohen me të dhënat e Eurostat për konfirmim. Më pas, parashikimet e modelit për ndarje modale përgjatë boshtit O/D do të krahasohen me rezultatet e paketës së punës WP4 mbi kapacitetin e infrastrukturës, duke siguruar një standart të mirë. WP5 do të sigurojë kontribute të duhura, efikase për përmirësimin e kushteve për intermodalitete.

Projekti parashikon tre paketa pune teknike:

WP3 – ANALIZA E LEVIZJES SE MALLRAVE

WP4 - ANALIZA INFRASTRUKTURORE

WP5 - MASAT PER MBESHTETJEN E INTERMODALITETIT