PARTNERS & CO-FOUNDERS

        adriatic-ipa.jpg

                    eu.jpg




Objektivi i projektit është përmirësimi i integrimit të transportit detar të shkurtër në zinxhirët e logjistikës që pershkojnë detin Adriatik, dhe më konkretisht sigurimi i ambientit të mirë për aktivizimin e shërbimeve të transportit intermodal hekurudhor-detar ndërmjet porteve dhe rrethinave të tyre.

Permbledhje

Portet e makro-rajonit të Adriatikut janë një vlerë e rëndësishme për të lidhur këtë zonë gjeografike me qendrat kryesore ekonomike në nivel europian dhe ndërkombëtar. Shërbimet e ofruara, si dhe shërbimet mbështetëse të kontenierëve që lidhin portet e Adriatikut me qendrat kryesore në MED-in Perëndimor dhe Jugor, përfaqësojnë një kontribut të fortë në transportin e mallrave në mënyrë më të pastër. Megjithatë, ndikimi i krizës globale në ekonomitë kombëtare të zonës dhe mbi transportin detar në përgjithësi, kanë zvogëluar atraktivitetin e këtyre shërbimeve në krahasim me zgjidhjet e transportit rrugor.

Objektivi i projektit është përmirësimi i integrimit të transportit detar të shkurtër në zinxhirët e logjistikës që pershkojnë detin Adriatik, dhe më konkretisht sigurimi i ambientit të mirë për aktivizimin e shërbimeve të transportit intermodal hekurudhor-detar ndërmjet porteve dhe rrethinave të tyre. Aktualisht, portet e Adriatikut kanë nivele të ndryshme aksesi në infrastrukturën e transportit në brendësi të tyre: edhe në qoftë se portet dhe qeveritë kombëtare kanë ndërmarrë investime të konsiderueshme për të rritur aksesin e hekurudhave dhe lidhjet me rrjetin hekurudhor kombëtar, jo të gjitha portet do të perfitojnë në periudhën afatshkurtër dhe afatmesme nga shërbimet dhe infrastruktura e hekurudhave.

Prandaj, duhet të sigurohet një pasqyrë e qartë mbi infrastrukturat dhe kuadrin ligjor për intermodalitetin në dispozicion, me qëllim shmangien e rrezikut që mungesa e alternativës modale në njërin nga brigjet, detyron zgjedhjen e transportit rrugor edhe në bregun tjetër ku alternativat modale janë më të zhvilluara. Prandaj projekti mbështet investimet infrastrukturore të  zbatuara apo në vazhdim për të promovuar transportin intermodal nga përkufizimi i një seti të përbashkët të rezultateve për përmirësimin e kushteve të tregut dhe të politikave rregullatore për intermodalitete.